Hovenier: Radoiçiq dhe të gjithë të përfshirët në sulmin në Banjskë duhet të japin llogari
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin që Radojiçiq dhe të tjerët duhet të japin llogari për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Ne e konsiderojmë atë si kriminel dhe besojmë se ai duhet të vuajë – të përjetojë – jo të vuajë – të përjetojë drejtësinë dhe të mbahet përgjegjës për krimin më të fundit që e kreu, që është roli që luajti në sulmin në Banjskë”, ka deklaruar ai në "Rubikon".
Sipas tij, përgjegjësia për këtë sulm nuk i përket vetëm Radoiçiqit, por edhe individëve të tjerë të përfshirë, duke shtuar se shpreon që autoritetet në Serbi të zbatojnë ligjin dhe të ndjekin ata për të mbajtur ata përgjegjës për veprat e tyre.
“Por unë gjithashtu do të thosha se ai nuk është i vetmi. Dua të them, se qartazi ka njerëz të tjerë, përveç Radoiçiqit të përfshirë në sulmin në Banjskë dhe ata të gjithë duhet të japin llogari. Dhe presim që autoritetet në Serbi të përdorin sistemin e tyre të zbatimit të ligjit dhe sistemin e sundimit të ligjit për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë Hoveniver.