Hovenier për miratimin e projektligjit për zgjedhje: Rezultat i bashkëpunimit të partive me ndërkombëtaret - NACIONALE

Hovenier për miratimin e projektligjit për zgjedhje: Rezultat i bashkëpunimit të partive me ndërkombëtaret

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier ka përshëndetur miratimin e projektligjit për zgjedhje e përgjithshme në Kosovë.

Hovenier ka thënë se kjo është rezultat kur ka bashkëpunim mes partive politike dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Unë përshëndes miratimin projektligjit të legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi — një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike.” - ka shkruar Hovenier.

Lajme të ngjashme