Hovenier pas takimit me Kurtin: Tensionet ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës
Në një eveniment të organizuar nga kryeministri Albin Kurti për të adresuar sfidat në fushën e biznesit, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar sërish situatën e tensioneve të ngritura midis Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e një krize të thellë.
Hovenier ka rnjoftuar se gjatë takimit u diskutua se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës
”Mora pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve kosovarë të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës,” - tha Hovenier.
Participated in an important conversation today between PM Kurti & 🇽🇰 business leaders on the need to strengthen cooperation & enhance dialogue between government & private sector. We also discussed how increased tensions & instability negatively impact 🇽🇰’s investment climate. pic.twitter.com/EpwVYPqMg4
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 10, 2023