Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin: ShBA e përkushtuar për Kosovën sovrane dhe multietnike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi për takimin e tij ‘lamtumirës’ me Zëvendës Kryeministrin, Besnik Bislimi, të cilit, sipas njoftiit të ambasadës, thuhet t’ia ketë ritheksuar përkushtimin e ShBA-së për Kosovën si shtet “sovran dhe multietnik”.
“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, shkrloi Hovenier.