Hovenier: Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes për dokumentet e hyrje/daljeve - NACIONALE

Hovenier: Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes për dokumentet e hyrje/daljeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e hyrje daljeve.

Ambasadori Hovenier, ka shkruar se liria e lëvizjes është thelbësore për marrëveshjen përfundimtare, me njohje reciproke.

“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrje/daljeve. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën & Serbinë. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, shkroi ambasadori Hovenier në Twitter.

Lajme të ngjashme