Hovenier me sqarim: S’po e mbrojmë dinarin, rregullorja u miratua në mënyrë të ngutshme - NACIONALE

Hovenier me sqarim: S’po e mbrojmë dinarin, rregullorja u miratua në mënyrë të ngutshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka folur sërish në lidhje me çështjen e ndalimit të dinarit nga ana e BQK-së.

Në një bashkëbisedim me gazetarë, Hovenier theksoi se ShBA-ja e bashkësia ndërkombëtare nuk është duke e mbrojtur dinarin.

“Më lejo të sqaroj atë që mendoj që është keqkuptuar apo atë se për çfarë komuniteti ndërkombëtar shqetësohet. Siç kam thënë unë disa herë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë, ne nuk jemi duke sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e BQK, ne s’po provojmë të mbrojmë dinarin, SHBA-ja s’merr qëndrim se cila monedhë qarkullon në Kosovë, është për autoritetet e Kosovës të vendosin”, ka thënë Ambasadori Amerikan, raporton Express.

Megjithatë, Hovenier ka treguar se për çfarë shqetësohet bashkësia ndërkombëtare.

“Ajo çfarë ne shqetësohemi është krejtësisht ndryshe, që e kemi thënë disa herë dhe që kërkon diskutim në dialog, dhe është çështja se si Rregullimi I BQK-së ka hyrë në fuqi dhe ndikimi i një Rregulloreje të tillë tek minoritetet dhe minoritetet e prekshme në Kosovë, përfshirë serbët etnik në Kosovë. Pse kemi thënë që është çështje e dialogut është shumë e qartë, sepse është.

Nën Planin e Ahtisarit, nën kushtet nën të cilat Kosova ka marrë përkrahjen tonë për pavarësi, janë bërë zotime për lidhur me mbrojtjen speciale dhe rregullimet specifike për minoritetet në Kosovë, një nga to ka qenë që Serbia do të jetë në gjendje që të ushtrojë të drejtën për të dhënë përkrahje sociale për individët dhe për shërbime sociale, si arsimi dhe shëndetësi. Mënyra se si e bën këtë Serbia është çështje bilaterale e rëndësishme. Shqetësimi ynë ka qenë me mënyrën se si Qeveria e ka miratuar këtë Rregullore. Ka qenë në mënyrë të ngutshme”, ka thënë Hovenier.

Lajme të ngjashme