Hovenier me Osmanin festuan Krishtlindjen në kampin Bondsteel: Ushtarët tanë po kontribuojnë për një Kosovë të sigurtë - NACIONALE

Hovenier me Osmanin festuan Krishtlindjen në kampin Bondsteel: Ushtarët tanë po kontribuojnë për një Kosovë të sigurtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë me dije se kanë festuar Krishtlindjen në kampin Bondsteel, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj.

Hovenier në një shkrim në Facebook, ka thënë se Osmani iu bashkua festës me ushtarët e KFOR-it, që po shërbejnë larg nga familjet e tyre.

“Laura dhe unë ishim të nderuar që presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjen me ushtarët e ShBA-së dhe NATO-s që po shërbejnë larg nga familjet e tyre dhe po kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë të sigurtë dhe paqësore. U uroj festa të lumtura të gjithë atyre që po festojnë në Kosovë dhe në botë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme