Hovenier falendëron Kasanof për vizitën: Diskutime të rëndësishme - NACIONALE

Hovenier falendëron Kasanof për vizitën: Diskutime të rëndësishme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka falenderuar zëvendës ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë në Kosovë.

Ambasadori amerikan përmes një shkrimi në rrjetin “X", ka thënë se ka pasur diskutime të rëndësishme me liderë, qeverinë e mediat:

“Faleminderit Kasanof për vizitën e tij në Kosovë. Diskutime të rëndësishme me liderët dhe partnerët në qeveri, media, shoqëria civile dhe biznese se si të përmirësohet bashkëpunimi konstruktiv dhe të avancohet trajektorja evropiane e Kosovës, prosperiteti dhe siguria”.

Ndryshe, të premten në një takim me gazetarë emisari i ri amerikan ka theksuar se presin nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin angazhimet që kanë marrë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë këtu marrëveshjet e arritura.

Ai citohet të ketë thënë se këtu përfshihet edhe dërgimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë këtij takimi, ai është pyetur edhe për mundësinë që zgjedhjet në ShBA të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor:

“Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Lajme të ngjashme