Hovenier e feston 4 Korrikun në qendër të Prishtinës, prezent Rama, por jo Kurti e Osmani
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë 247 vjetorin e krijimit. E festën e 4 Korrikut, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zgjedhur ta kalojë në qendër të kryeqytetit.
Hovenier është parë në një lagje shumë të frekuentuar të Prishtinës, që njihet si “Kafet e Rakisë”. Në fotografitë e siguruara nga Nacionale, Hovenier shihet krah për krah me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Nuk dihet nëse kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani do t’i bashkohen ambasadorit amerikan në festën e 4 Korrikut te “Kafet e Rakisë”. Deri tani, siç njoftojnë të pranishmit, Kurti e Osmani nuk janë parë në festën e ambasadorit Hovenier.