Hovenier duket se i çon mesazh Serbisë: Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel - NACIONALE

Hovenier duket se i çon mesazh Serbisë: Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeff Hovenier, ambasador i Amerikës në Kosovë, ka qenë i qartë në lidhje me epitetin e Milan Radoiçiqit, i kërkuar nga Kosova ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Hovenier ka treguar se ShBA-ja e konsideron kriminel Radoiçiqin.

“Ne e konsiderojmë atë si kriminel dhe besojmë se ai duhet të vuajë – të përjetojë – jo të vuajë – të përjetojë drejtësinë dhe të mbahet përgjegjës për krimin më të fundit që e kreu, që është roli që luajti në sulmin në Banjskë” – tha ai.

Lajme të ngjashme