Hovenier dhe Abott vizitojnë komunën e Junikut
Jeff Hovenier, ambasadori i SHBA-së në Kosovë dhe Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe, kanë zhvilluar një vizitë në Komunën e Junikut.
Gjatë vizitës me kryetarin Ruzhdi Shehu, ata folën për potencialin e Junikut dhe prioritetin kryesor të komunës për zhvillimin ekonomik.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier, në llogarinë e tij në Twitter.
Ai ka vlerësuar takimin me kryetarin Shehu të mrekullueshme dhe të mirë për potencialin e Junikut.
“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryetarin Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai
Wonderful visit to the Municipality of Junik today, together with @NickAbbottFCDO to meet Mayor Shehu and members of his team. We had a good discussion of Junik’s potential and the municipality’s economic development priorities. pic.twitter.com/urGRtcWS0s
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2022