Hoti uron SHBA-të: Falë jush, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euro-atlantike - NACIONALE

Hoti uron SHBA-të: Falë jush, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euro-atlantike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se falë SHBA-së Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euro-atlantike.

Në veçanti, 4 korrikun, Hoti ua ka uruar ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë që shpërbejnë në Kosovë.

Sot amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë 247 vjet më parë u themelua një komb i ri mbi besimin se çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë dhe të kërkoj lumturinë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë miqve amerikanë kudo që ndodhen! Gëzuar zyrtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të Ambasadës Amerikane, trupave amerikane në kuadër të KFOR-it, zyrtarëve të agjencive të Qeverisë Amerikane që ndihmojnë Kosovës në fusha të ndryshme, si dhe qytetarëve të tjerë amerikanë që janë në Kosovë. Falë jush, Kosova ndihet e sigurt për të ardhmen e saj euro-atlantike”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme