Hoti tregon listën e projekteve të bllokuara nga BE-ja: Edhe sanksionet i bartim, edhe Asociacionin e pranojmë - NACIONALE

Hoti tregon listën e projekteve të bllokuara nga BE-ja: Edhe sanksionet i bartim, edhe Asociacionin e pranojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar listën e projekteve të BE-së që janë bllokuar shkaku i masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Për këtë çështje ish-kryeministri i Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka pyetur Qeverinë se kur do të zhbllokohen mjetet financiare për këto projekte.

“Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar. Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme