Hoti shpreh mirënjohje për hartuesit e Kushtetutës: Është ndër kushtetutat më përparimtare
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës është nder Kushtetutat më përparimtare.
Në urimin e tij për Ditën e Kushtetutës, Hoti ka shprehur mirënjohje për hartuesit, mbështetësit dhe mbrojtësit e Kushtetutës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Dita e Kushtetutës është një moment krenarie dhe reflektimi për çdo shoqëri.
“Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!🇽🇰 Më 9 prill 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke përcaktuar kështu rendin juridik të shtetit të Kosovës. Me gjithë kompleksitetin e saj për shkak të specifikave të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta e Kosovës është ndër kushtetutat më përparimtare. Origjina e këtyre ideve përparimtare dhe demokratike është në fillim të viteve të 90-ta, nga themeltarët e shtetit të Kosovës, në krye me Presidentin Rugova. Ne sot shprehim mirënjohje për hartuesit e saj, për mbështetësit e saj dhe për mbrojtësit e saj”, ka shkruar Hoti.