Hoti: Shkëputja e Kontratës Kolektive nga MASHT është joligjore - NACIONALE

Hoti: Shkëputja e Kontratës Kolektive nga MASHT është joligjore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me shkëputjën e Kontratës Kolektive nga MASHT.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, e cilësoi si joligjore këtë shkëputje të kontratës.

Sipas tij, arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi, ndonëse thotë se ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Qeveria aktuale e ka humbur rrugën, ndonëse shton se kjo qeveri dëshiron që ta rrëzojë vetën.

Në anën tjetër, Hoti ka reaguar edhe për vendimin e Qeverisë për uljën e pagave të prokurorëve e të gjyqtarëve.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën. Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre. Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë”, ka shkruar tutje ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, me vendim, i ka kthyer pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe tërë sistemit të drejtësisë ashtu siç ishin para vitit 2017. Kjo, bazuar në rrogat që ata i kanë marrë deri më tash, do të thotë ulje për rreth 1 mijë euro të pagës së gjyqtarëve e prokurorëve.

Lajme të ngjashme