Hoti: Regjistrimi i popullsisë u shty për një vit për shkak të dështimeve të Qeverisë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të statistikave për popuullsinë nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës.
Ai në llogarin në “Facebook” tha se jo vetëm që u shty për një vit regjistrimi për shakak të deshtimeve të Qeverisë por Kosova do të mbetet mbrapa me planifikim buxhetorë. “Të dhënat preliminare për regjistrimin e popullsisë në Kosovë janë bërë publike javën e kaluar. Ky regjistrim u shty për një vit për shkak të dështimeve të Qeverisë së Kosovës për të kryer me kohë procedurat e nevojshme për të nisur regjistrimin. Për këto vonesa, Qeveria e bëri kurban një zyrtar të Agjencisë së Statistikave, i cili kishte raportuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet se Agjencia e Statistikave i kishte kryer të gjitha detyrat që ishin në përgjegjësi të Agjencisë. Kështu që, përdorimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për çështje të planifikimeve buxhetore, infrastrukturore, ambientale, arsimore e shëndetësore, shtyhet një vit prapa vendeve të tjera evropiane.”, shkruan Hoti.
Hoti shkruan se edhe pse të dhënat janë të pakëta ne shohim se shumica e komunave në Kosovë patën ulje në popullësi ndërsa 33 përqind e banesave janë të pabanueshme.
Ai tha se rinia nuk po shfrytezohet mjaftueshem dhe largimi i kuadrove të specializuar po shkakton zbrazëti në treg. “Largimi në masë i kuadrove të specializuar, sidomos në mjekësi, teknologjinë e informacionit, inxhinieri e fusha të ngjashme, po krijon zbrazëti në treg dhe në shoqëri. Kjo do të ketë pasoja afatgjata për ekonominë. Bazuar në numrin e të diplomuarve brenda vitit në këto fusha, është e pamundur të zëvendësohen ata që emigrojnë.”, përfundon Hoti.