Hoti: Qeveria Kurti nuk ka notë kaluese - NACIONALE

Hoti: Qeveria Kurti nuk ka notë kaluese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk i ka dhënë notë kaluese Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverie Kosova ka kaluar nga kriza në krizë.

Në një intervistë për “A2”, Hoti ka thënë se fitorja e LV-së në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë aksident.

Ne nuk diskutuam për politikën brenda vendit. Por gjatë këtyre dy viteve kemi kaluar nga njëra krizë në tjetrën deri në krizë totale tani në procesin e dialogut. Unë besoj atë që kam thënë vazhdimisht, në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ne kemi pasur një aksident politik me mbështetjen që ka marrë kjo qeveri. Unë besoj të ndërrojë sa më parë skena politike. Kjo qeveri nuk ka kapacitetet për të ndërmarrë mbi supe këto procese kaq të rëndësishme. Nuk ka notë kaluese”, ka thënë Hoti.

Sa i përket marrëveshjes finale, deputeti i LDK-së ka thënë së ngjarjet e fundit në veri e kanë vështirësuar arritjen e kësaj marrëveshje.

“Është vështirë që tani të mendohet të arrihet shpejt një marrëveshje me atë që ka ndodhur në terren. Në veri nuk ka policë serbë, autoritetet lokale nuk funksionojnë, nuk ka institucione të rendit dhe të sigurisë. Situata është e rëndë në terren. Dialogu do të fokusohet te situata në terren, por dialogu nuk ka alternativë. Besoj se mësimin e kanë marrë të gjithë”, është shprehur Hoti.

Lajme të ngjashme