Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta kthejë fokusin te Marrëveshja e Uashingtonit, kanë humbur katër vite
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur një sugjerim për qeverinë e ardhshme.
Hoti ka shkruar se qeveria e ardhshme duhet ta kthejë fokusin te Marrëveshja e Uashingtonit, që ishte arritur gjatë kohës sa Hoti ishte kryeministër i Kosovës.
Hoti ka vlerësur se tashmë janë humbur katër vite.
“Besoj shumë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i projekteve të parapara në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020. Nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore është interes strategjik i Kosovës. Qeveria e re duhet menjëherë të nis përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për të hyrë më tutje në negociata me partnerët strategjik të Kosovës për zbatim dhe financim të plotë të projekteve” – ka shkruar Hoti.