Hoti: Qeveria po krenohet me suficit buxhetor
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë në emisionin "Euro n'7" ka deklaruar se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor.
“Ajo qeveri që krenohet me suficit nuk i kupton nevojat e qytetarëve. Përveç tjerash si rrjedhojë e ngecjes së investimeve kapitale ne sektorin privat kemi rreth 300 milion euro më pak”, ka thënë Hoti.
Gjatë kësaj ngjarjeje, Hoti foli edhe për disa informacione jozyrtare që pretendonin se investimet kapitale ishin ndërprerë pasi kontratat ishin nënshkruar nga qeveritë e mëparshme.
“Kjo mund të jetë e vërtetë duke pa diskursin që këta përdorin për qeveritë e kaluara duke iu referuar si regjime”, ka thënë tutje ai.