Hoti për largimin e kryesindikalistit të minatorëve: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit - NACIONALE

Hoti për largimin e kryesindikalistit të minatorëve: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti e quajtur absurd dhe e vak vlerësuar sit ë paprecedent shkarkimin e udhëheqësve të sindikatës së Trepçës për shkak të grevës që po vazhdon.

Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.

Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët.

Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, tha ai tutje.

Lajme të ngjashme