Hoti pasi Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi ligjin Qeverisë Kurti: Sistemet e komanduara kanë dështuar
Avduallah Hoti, deputet i LDK-së, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ia rrëzoi ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Hoti ka shkruar se LDK-ja beson në ekonominë sociale të tregut.
Tutje, ish-kryeministri Hoti vlerësoi se sistemet e komanduara kanë dështuar, ndërsa ata që tentojnë t’i ringjallin ato, “lodhen kot”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t'i ringjallin lodhen kot.” – shkroi Hot, transmeton Nacionale.