Hoti: Pagat duhet të rriten e jo të ulen, Qeveria e di mirë se vendimi është joligjor - NACIONALE

Hoti: Pagat duhet të rriten e jo të ulen, Qeveria e di mirë se vendimi është joligjor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në këtë kohë të krizës dhe inflacionit të lartë, pagat duhet të rriten e jo të ulen derisa godet vendimin e fundit qeveritar që u njoftua sot.

Reagimi i Hoti vjen pasi kryeministri Kurti mori vendim për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët në mbledhjen e 109-të të Qeverisë.

Hoti ka thënë se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të prekën dhe se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti është joligjor.

Ai ka treguar edhe kohën kur është shqyrtuar ky vendim gjatë qeverisjes VV-LDK.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.

Lajme të ngjashme