Hoti: OShP jofunksionale dhe tenderët njëburimor në rritje, kombinim fatal për buxhetin e shtetit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se joefikasitetii Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe tenderët njëburimor në rritje, janë kombinim fatal për buxhetin e shtetit.
Hoti shkruan:
Kombinim fatal për buxhetin e shtetit nga Joefikasiteti i Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe tenderët njëburimor në rritje.
Sot, në Komisionin për Buxhet shqyrtuam raportin vjetor të punës të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Joefikasiteti i këtij institucioni është shqetësues për buxhetin publik.
- Gjysma e stafit kanë dhënë dorëheqje në dy vitet e fundit. Jo të gjithë janë zëvendësuar. Kjo ka ndikuar shumë në shqyrtimin e lëndëve.
- 1071 ankesa janë dorëzuar në OSHP gjatë vitit 2023.
- Reth 45% e ankesave lidhen me rivlerësim të ofertave, anulim tenderi apo parregullsi në dosjen e tenderit. Kjo ngre shqetësime lidhur me veprimet e institucioneve publike sa i përket vlerësimit të tenderëve.
- OSHP funksionon vetëm me 3 anëtarë të Bordit, nga 5 sa duhet të ketë. Rrjedhimisht, rregullorja e punës që kërkon shqyrtimin e lëndëve të veçanta me 5 anëtarë nuk mund të zbatohet.
- Për më tepër, OSHP e ka ndryshuar rregulloren e punës, duke e rritur vlerën e lëndëve që shqyrtohen me vetëm 1 anëtar nga 120.000 euro në 300.000. Më herët këto lëndë janë trajtuar nga paneli prej 3 anëtarëve. Kjo është drejtësi kontekstuale, me vendime që merren brenda kufizimeve me të cilat përballet OSHP.