Hoti numëron “gënjeshtrat” e pushtetit të VV-së
Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë me një përmbledhje të, siç thotë ai, “gënjeshtrave” të pushtetit aktual të Vetëvendosjes.
Hoti dha kontranarracionin e Vetëvendosjes, e cila në fushatë zgjedhore pretendon rritje të madhe ekonomike dhe të mirëqenies.
Postimi i plotë:
Çudi me këta njerëz se si i shtrembërojnë shifrat.
Gënjejnë pa u skuqur dhe kërkojnë debat për tu përballur me gënjeshtrat e tyre.
Shifrat janë të qarta:
• Shpenzimet e jetës për çdo familje janë dyfishuar.
• Pagat as për së afërmi nuk janë rritur aq sa janë rritur çmimet e produkteve bazike.
• Tri herë është rritur çmimi i energjisë elektrike.
• Importi i mallrave është dyfishuar.
• Investimet publike kanë dështuar.
• Qindra miliona euro nga buxheti janë shpenzuar përmes tenderëve njëburimorë.
• Sigurime shëndetësore nuk ka dhe miliona euro të familjeve tona derdhen në Shkup, Turqi e gjithandej nëpër Evropën.
• Të njëjtat libra të nxënësve në këtë qeveri blihen dy herë më shtrenjtë.
• Pagat e stafit mësimdhënës në të gjitha nivelet janë përgjysmuar në vlerë reale.
• Disa ministra e zyrtarë janë me aktakuzë për abuzime e keqpërdorime.
• SHBA-ja ka ndërprerë dialogun strategjik e BE-ja ka vendosur masa tash e dy vite.
• Me Shqipërinë nuk mbahen mbledhjet e përbashkëta të Qeverive.
• Mijëra të rinj e profesionistë kanë lëshuar vendin në mungesë të mundësive dhe shpresës për të ndërtuar jetën.