Hoti: Marrëveshja MCC u vonua nga qeveria Kurti dy vjet, janë larguar projekte substanciale
Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për marrëveshjen e MCC-së e cila u nënshkrua nga qevera Kurti dhe MCC amerikane.
Hoti për Ekonomia Online. ka kritikuar vonesën e kësaj marrëveshje.
“Kjo marrëveshje ka filluar në vitin 2016 në Qeverinë Mustafa. Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Mustafa kanë punuar shumë në plotësimin e kushteve për t’u kualifikuar për këto programe, dhe indeksimi i Kosovës në listën sa i përket korrupsionit e kemi pasur goxha mirë, bile tash në vitin 2022, rangimi ka mbërri sa ka qenë në vitin 2017, pra ne atëherë jemi kualifikuar për programin Kompakt, dhe kah fundi i vitit 2018, ka një vendim formal të bordit të MCC-së që Kosova kualifikohet për programin Kompakt, dhe mandej ka filluar analiza e probleme që ka Kosova në rritjen ekonomike dhe në gusht të vitit 2020 qeveria e Kosovës atëherë ka pranuar letër nga MCC për t’u përcaktuar për projektet që do të financohen nga programi i MCC-së, dhe ne në shtator 2020 kemi dërguar letër në MCC ku i kemi listuar projektet që ne i dëshirojmë t’i financojmë përmes MCC-së, përfshirë rrjetin e gazit, termocentralin me gaz, efiçencën e rrjetit të shpërndarjes dhe një listë tjetër të projekteve”, u shpreh Hoti.