Hoti: Kurti po rri më shumë jashtë se në Kosovë - NACIONALE

Hoti: Kurti po rri më shumë jashtë se në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për vizitat e shumta jashtë vendit.

Ai ka thënë se përmes këtyre vizitave shefi i qeverisë po i jep mesazh ShBA-së, e cila ua ka shtyrë vizita disa ministrave të qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kurti po thotë se jemi shtet sovran, ndërsa Drejtorin e Policisë e dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme