Hoti: Kurti nuk është transparent në dialog, duhet t’i raportoj kuvendit - NACIONALE

Hoti: Kurti nuk është transparent në dialog, duhet t’i raportoj kuvendit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar sot se Kurti nuk është transparent sa i përket procesit të dialogut, duke theksuar faktin se ai duhet t’i raportoj kuvendit, e se takimet me krerët e partive nuk e zëvendësojnë raportimin, të cilin Kurti e ka obligim, pra atë në kuvend të Kosovës.

Tutje Hoti flet edhe për mungesën e transparencës së kryeministrit edhe sa i përket, raportit të tij në shoqërinë civile në lidhje me këtë çështje

LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale.

Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut.

Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend.

Kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut.

Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale.” ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme