Hoti: Kurti braktisi njohjen reciproke për normalizimin e funksionimit të strukturave paralele
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për të lejuar regjistrimin e fakteve civile përmes dokumenteve të lëshuara nga strukturat ilegale serbe.
Hoti e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka devijuar nga qëllimi kryesor i dialogut - njohja reciproke - për të përfunduar në kompromise teknike që, sipas tij, legjitimojnë dhe normalizojnë strukturat paralele në Kosovë.