Hoti i sertë: Në mungesë të projekteve zhvillimore, Kurti merret me qese plastike
Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë një status mjaft kritik ndaj Qeverisë Kurti sa i përket zhvillimit ekonomik.
Hoti ka kritikuar Kurtin për mungesë të projekteve në arsim, shëndetësi, energjetikë e bujqësi derisa promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane.
Përveç kësaj, ai ka deklaruar se subvencionet dhe transferet nga 32 për qind të buxhetit tashmë po marrin 42 të buxhetit total.
“Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë nën zero.” – është shprehur z. Hoti në llogarinë e Facebookut.
Ai ka përfunduar se një mënyrë e tillë e qeverisjes nuk do të sjell zhvillim për vendin.