Hoti i reagon pushtetit për vizitën e Sveçlës në Trepçë: Turpëron gjithë qeverinë
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me vizitën e kritikuar të Xhelal Sveçlës në Trepçë.
Në një shkrim në Facebook, Hoti e ka cilësuar këtë si një veprim që turpëron gjithë qeverinë.
“Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellur investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhnentin e Treçës, e jo minatorët” – ka shkruar Hoti, ndër të tjera.