Hoti i reagon ashpër Hysamedinit të VV-së: Ia përmend “padronin e vdekur”
Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputet, Avdullah Hoti, ia ka reaguar ashpër këshilltarit për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, Hysamedin Ferajt.
Ky i fundit e kishte etiketuar LDK-në dhe disa zyrtarë, si bashkëpunëtorë të Richard Grenell.
Hoti ia ka kujtuar Ferajt kohën e shërbimit të tij te Enver Hoxha.
POSTIMI:
Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt.
Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik.