Hoti habitet me deklaratën Haxhiut për gazin amerikan: Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja - NACIONALE

Hoti habitet me deklaratën Haxhiut për gazin amerikan: Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është habitur me deklarimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se nuk e ka parë deklaratën e ShBA-së për çështjen e projektit të gazit.

Ai ia ka bërë me dije se Haxhiut se këtë gjë do ta kuptoi kur të mbushet sheshi me protestues.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar që se shpejti sheshi do të mbushet me protestues për këtë çështje.

“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit? Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshi do të mbushet së shpejti. Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur. Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme