Hoti: Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Hoti: Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të KE-së, ku ka kundërshtuar Raportin e Dick Martit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme