Hoti e quan "përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet" vendimin e VV-së për t'i ikur ballafaqimeve me mediat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër vite mandat”, vendimin e pushtetit për t’i ikur ballafaqimeve me mediat.
Sipas Hotit, nëse qeverisje aktuale do të kishte rezultate, zyrtarët e pushtetit “do t’i mbushnin studiot televizive.”
Ish-kryeministri tha se, përkundër buxhetit 12 miliardë euro, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk realizoi asnjë projekt, ndërsa përmendi disa nga regreset e vendit gjatë këtyre viteve, siç janë sanksionet e vendosura nga Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë: