Hoti e Bajrami munguan në mbledhjen e LDK-së, deklarohet Abdixhiku
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për mungesën e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Ai para mediave, citohet të ketë thënë se “jo në të gjitha takimet mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK-së”.
“Ata janë pjesë e listës garuese. Jo në gjitha takimet mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.
Theksojmë se LDK votoi unanimisht të shtunën që Vjosa Osmani t’i prijë listës së partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.