Hoti: Dialogu po zhvillohet skutave, hoteleve të plazheve dhe në darka private
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar institucionet e Kosovës për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Ajo ka bërë me dije se tani ky proces po zhvillohet skutave, hoteleve të plazheve dhe në darka private.
“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington. Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka folur edhe për përgjigjen e presidentes Osmani ndaj paralajmërimit të presidentit francez për mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave.
“E tash ankohen e "kërcënojnë" aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje. Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, ka shkruar Hoti.