Hoti: Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kërkesës së SBAShK-ut për 100 euro - NACIONALE

Hoti: Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kërkesës së SBAShK-ut për 100 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpejguar me shifra se për Qeverinë nuk është problem plotësimi i kërkesës së SBASHK-ut për ndarjen e 100 eurove për ta.

Hoti thotë se Qeveria ka buxhet, pasi që nuk ka bërë asnjë investim kapital dhe ka mbledhur para nga të hyrat e tatimit për shkak të inflacionit të lartë.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.

Në arsimin parauniversitar janë të punësur 28,834 persona:

• 23,033 mësimdhënës parauniversitar,

• 3,276 personel ndihmës,

• 919 personel edukativ në çerdhe,

• 1,606 staf adminsitrativ.

Rrjedhimisht:

28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.

Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

Lajme të ngjashme