Hodhën mjete plasëse-tymuese drejt policëve, gjashtë të arrestuar në aksionin e PSD-së
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksionin e djeshëm të PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se janë arrestuar gjashtë persona pasi që kanë hedhur mjete plasëse-tymuese në drejtim të zyrtarëve policorë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 29.11.2023 – 14:40. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjatë mbajtjes së protestës në shenjë kundërshtimi të vizitës së kryetares së Gjykatës së Dhomave të Specializuara, kanë hedhur mjete plasëse-tymuese në drejtim të zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
