Historike, Ramabaja pajtohet me një politikan amerikan: Reagimi që e prisja… - NACIONALE

Historike, Ramabaja pajtohet me një politikan amerikan: Reagimi që e prisja…

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja është analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, që vazhdimisht ka mbajtur qëndrim kundër Asociacionit e trysnisë ndërkombëtare për themelimin e tij.

Madje, ai e ka shpallur haptas se është kundër Gabriel Escobarit, njeriu kryesor amerikan në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ai është më amerikan se Escobari.

E së fundmi, z. Ramabaja e ka gjetur një politikan amerikan, me të cilin është pajtuar. Ai është kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, i cili e kritikoi Derek Cholletin, këshilltarin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

“Shqetësohem kur pash Cholletin... Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje.” – tha Menendez.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar z. Ramabaja.

“Reagimi që e prisja…” – shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme