Historike: Lojërat Mesdhetare 2030 do të organizohen në Kosovë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar që Prishtina është shpallur Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një lajm historik, derisa ka publikuar edhe një videomesazh.
“Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Lajm historik!
Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030!
Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar.