Histori dështimi - merret vendimi për pezullimin e Ligës Unike në basketboll
Bordi Drejtues i Ligës Unike ka vendosur që ta pezullojë këtë garë, për shkak të problemeve të fundit që janë evidentuar nga klubet basketbollistike shqiptare.
Sot, ishte në program takimi mes zyrtarëve të dy federatave, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, për t’i diskutuar hapat e mëtejm rreth Ligës Unike.
Tërheqja e dy klubeve shqiptare si KB Tirana dhe KB Teuta, ka ndërlikuar të gjithë formatin e garave, duke detyruar Bordin Drejtues që të dalë me një vendim për pezullimin e këtij kompeticioni.
Në faqen zyrtare të Ligës Unike thuhet se do të shqyrtohen hapat për ristrukturimin e garës. KB Ylli dhe KB Peja kanë qenë fituese të dy edicioneve të para.
Ndërsa së voni kemi qenë dëshmitarë të shumë ndeshjeve të shtyra. Vetë edicioni i sivjem nisi me vonesë dhe ishte e paqartë se kur dhe si do të zhvillohej.
Ky është njoftimi zyrtar që u dha në faqen e Ligës Unike.