Hiqet tabela në ciriliçë e “Komunës së Zveçanit”, vendoset standardja e Kosovës
Është hequr tabela në ciriliçë e Komunës së Zveçanit ndërsa është vendosur ajo standarde e Republikës së Kosovës në gjuhën shqipe dhe serbe (në alfabetin latin), raportuan mediat lokale nga veriu.
“Para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, aktualisht është vendosur një autoblinda e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Në numër më të vogël duken edhe disa pjesëtarë të njësisë speciale, si dhe të policisë së rregullt”, raportoi “Kontakt Plus”.