Hill reagon për viziten e Vulinit në Moskë: Askush mos ta legjitimojë bashkëpunimin me Kremlinin - NACIONALE

Hill reagon për viziten e Vulinit në Moskë: Askush mos ta legjitimojë bashkëpunimin me Kremlinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit se ministri i brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, ka reaguar amabsada e ShBA-së në Beograd.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk mundet ta legjitimojë agresionin rus në Ukrainë.

Askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”, ka thwnw Hill.

Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill

Lajme të ngjashme