Hill për takimin Lajçak-Escobar: Nuk kemi qenë kurrë më afër për të ardhmen europiane të Serbisë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher R. Hill, është gëzuar për takimin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi dhe emisarit Gabriel Escobar.
Hill ka thënë se SHBA dhe BE, asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër për Serbinë europiane.
“SHBA dhe BE s’ka qenë kurrë më afër dhe ne të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen europiane të Serbisë. Do ta arrijmë këtë”.
“SHBA dhe BE s’ka qenë kurrë më afër dhe ne të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen europiane të Serbisë. Do ta arrijmë këtë. Për tani, siç preferon Gabi të thotë, puna vazhdon”, ka shkruar Hill.
The U.S. and the EU have never been closer and we all share the same vision for Serbia’s European future. We’ll get there. For now, as Gabe likes to say, the work continues. 🇺🇸🇪🇺🇷🇸 https://t.co/ADbNTYFjcQ
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) September 21, 2022