Hill për marrëveshjen Serbi-Rusi: S’ka gjë të veçantë në të
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka treguar se e ka parë Planin Konsultativ, të nënshkruar nga Serbia e Rusia, ditë më parë.
Hill tha se në atë dokument nuk ka asgjë të veçantë, por Rusia e ka dashur atë për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë, raporton EuroneësSerbia.
“E pashë planin, nuk ka gjithaq në të. Pyetja është se pse Rusia e donte atë dhe qartë Rusia e donte planin për ta arsyetuar luftën në Ukrainë. Sjellja e Rusisë është dënuar nga secili në ShBA, në Indi, madje edhe Kina i ka kritikuar ata. Askush nuk i mbështet ata në këtë përpjekje”, ka thënë Hill.