Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është hedhur në mjet shpërthyes pran një lokali në Shipol të Mitrovicës.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se si pasoj e këtij shpërthimi janë dëme materiale.
Sipas policisë, mjete shpërthyes është hedhur nga persona të panjohur.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është thënë në raportin 24-orësh.