Hidhet granatë dore në Zubin Potok
Një mjet shpërthyes është hedhur në një fshat të Zubin Potokut.
Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është konfirmuar nga zëvendës drejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili shtoi se mjeti i hedhur ishte një granatë dore.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti.