Hidhet bombë në një pishinë në Gjakovë, policia tregon për dëmet materiale
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në pishinën e Çabratit në Gjakovë është hedhur një granatë dore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, shpërthimi i granatës ka shkaktuar dëme materiale.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokuroria.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është thënë në raportin e Policisë.