Hezbollahu vret një e plagos 13 ushtarë izraelitë përmes sulmeve me dronë
Një ushtar izraelit u vra dhe një tjetër pësoi lëndime mesatare nga një sulm me dron të ngarkuar me lëndë shpërthyese nga Hezbollahu në jug të Libanit të enjten në mëngjes, ndërsa një dron tjetër i hedhur nga ky grup ndaj në pozicioni të artilerisë në kufi la të plagosur 12 trupa izraelite.
Ushtari i vrarë u identifikua si Rreshter Liem Ben Hamo, 19 vjeç, pjesë e Batalionit të 13-të të Brigadës “Golani”, nga Herzliya, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Hezbollahu kreu disa sulme të tjera me dronë e raketa të enjten. Ndërkohë, Izraeli kreu sulmeve ndaj caqeve të grupit në jug të Libanit, duke thënë se po vepronte kundër kërcënimeve. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se nga sulmet izraelite në jug të Libanit u vranë nëntë njerëz, përfshirë dy fëmijë.
Gjatë incidentit të mëngjesit, Hezbollahu lëshoi dy dronë të ngarkuar me lëndë shpërthyese ndaj trupave izraelite në fshatin Qantara. Sipas ushtrisë izraelite, njëri nga dronët u pengua nga ushtarët, ndërsa tjetri ra afër forcave.
Nga shpërthimi u vra ushtari Ben Hamo dhe u plagos me lëndime të lehta një ushtar tjetër.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Hezbollahu, duke pretenduar në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër të dronëve dy tanke izraelite në Qantara.