Hetuesit e rinj të Njësisë së Veçantë Hetimore, kryesisht nga Llapi dhe të afërt me shefin
Gazeta Nacionale sot ka publikuar një hulumtim ku tregohet “lufta” e Qeverisë Kurtime hetuesit policorë të aferave korruptive.
Gazeta Nacionale posedon informacione të tjera lidhur me zyrtarët e tjerë që janë pozicionuar nëpër pozitat udhëheqëse brenda Njësisë së Veçantë Hetimore. Gazeta ka siguruar me emra të gjithë hetuesit, megjithatë do t’i publikojë vetëm me iniciale.
Me largimin e Shemsi Hazirit, erdhi në udhëheqje të Njësisë majori Besim Berisha. Me ardhjen e tij, është ndryshuar komplet zinxhiri udhëheqës i kësaj njësie.
Kapiteni me inicialet B.S është emëruar në pozitën zv/shef i njësisë.
Funksionari i ri në këtë pozitë vjen nga Podujeva.
Togeri A.A është emëruar shef i ekipeve, edhe ky me prejardhje nga Podujeva.
Rreshteri me inicialet F.K është emëruar shef i ekipit, gjithashtu nga komuna e Podujevës.
Rreshteri me inicialet A.R është emëruar shef i ekipit, edhe ky nga Podujeva.
Rreshteri V.Z është emëruar shef i ekipit. Nacionale ka mësuar se ky i fundit ka lidhje familjare me udhëheqësin Besim Berisha.
Togeri me inicialet R.O është emëruar shef i ekipit, i njëjti dyshohet se ka lidhje miqësore me majorin Besim Berisha.
Rreshteri M.K është përzgjedhur shef i ekipit. Ky i fundit ishte larguar nga njësia vite më parë, dhe duket se është parë e arsyeshme që ky të kthehet sërish.